Shqipëria ka dorëzuar pranë Këshillit të Evropës rezolutën kundër raportit të Dick Martit. Parlamenti shqiptar e miratoi rezolutën kundër Martit më 21 korrik.

 

Dick Marty, politikan zviceran, kishte hartuar një raport në të cilin akuzonte luftëtarët e UKÇ për krime lufte dhe transplant organesh gjatë luftës në Kosovë.

 

Rezoluta e miratuar nga parlamenti shqiptar dhe e dorëzuar pranë Këshillit të Europës rrëzon pretendimet e tij për mungesë provash për krimet e pretenduara nga ai, si të kryera nga ushtria çlirimtare e Kosovës edhe sot pas kaq shumë vitesh.

 

Shqipëria i bën thirrje asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës që të përgatisë një raport të ri për të rrëzuar akuzat e rënda të ngritura nga Dick Marty, që ende sot nuk janë provuar dhe nuk janë bazuara në fakte.

 

Raporti çoi para hetimit ish-komandantët e UÇK, si Ramush Hardainaj i cili fitoi dy herë pafajësinë, ndërsa aktualisht në dhomat e specializuara në Hagë po gjykohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

 

Në shtator kryeministri Edi Rama do të jetë vetë prezent në seancën që do të mbahet në asamblenë e Këshillit të Europës gjatë prezantimit të rezolutës së Shqipërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re