Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet ditën e sotme Strasburgut, ku do të marrë pjesë në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës.

 

Rama, nga aty do të kërkojë rishikimi e rezolutës 1782 të vitit 2011 ose ajo që njihen ndryshe si raporti i Dick Marty-t.

 

Shqipëria do të kërkojë hedhjen poshtë të akuzave për trafikim të organeve të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovës, të cilat janë në raportin e senatorit zviceran.

 

Kreu i qeverisë, do të mbajë një fjalim 60 minuta të gjatë përpara anëtarëve të këshillit.

 

Më 21 korrik, kuvendi i Shqipërisë votoi unanimisht me 125 vota pro rezolutën që do të prezantohet nga Rama.

 

Kjo rezolutë i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të realizojë një raport vijues dhe më pas ndryshimin e raportit të vitit 2011, ku të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë.

 

Rama shkon në Strasburg, një ditë pas vizitës në Turqi, ku u takua me presidentin Rexhep Tahip Erdogan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re