Rusia nuk arriti të fitonte vota të mjaftueshme të hënën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për rezolutën e saj të propozuar për të hetuar sulmet në tubacionin Nordstream .

 

Nga 12 shtete me të drejte vote, vetëm tre votuan pro rezolutës së Rusisë. Nisja e hetimeve duhej të aprovohej nga të paktën 9 shtete që do të votonin pro kësaj rezolute.

 

Ambasadori amerikan Robert Wood se SHBA nuk kishte asnjë lidhje me sulmin ndaj tubacioneve. Ai gjithashtu vuri në pikëpyetje pse Rusia do të përpiqej të miratonte rezolutën pasi shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kishin shprehur pakënaqësi ndaj idesë.

 

Vassily Nebenzia, ambasadori rus në OKB, tha se e vërteta nuk do të zbulohet dhe llogaridhënia është e rëndësishme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re