Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se ka përgatitur tre amendamente që sipas tij korrigjojnë rezolutën për Kosovën që u dakordësua nga Partia Socialiste dhe grupi i Rithemelimit.

Me anë të një postimi në Facebook, Çollaku shprehet se drafti që u pranua më herët i darkodëson palët që të heshtin për Kosovën dhe të vërtetën e saj për rrezikun që i kanoset nga Serbia.

Sipas tij, amendamentet që ai propozon në emër të PD-së, janë përpjekjedhëne ti dhëne zë me te forte Rezolutës qe do te duhet te mbroje parlamenti i Shqipërisë per Kosovën.

Çollaku kërkon që Parlamenti shqiptar t’i bëjë thirrje thirrje 5 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, 4 prej të cilave edhe anëtare të NATO-s, që deri më sot nuk e njohin Kosovën të hedhin këtë hap të rëndësishëm.

Po ashtu kërkon që parlamenti të kërkojë nga BE revokimin e masave shtrënguese ndaj Kosovës, si edhe qëndrim të qarte dhe masa ndëshkuese ndaj Serbisë lidhur me sulmin e 24 shtatorit.

Amendamentet e propozuara nga Çollaku per rezoluten

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE

Nr.____ Prot.

Tiranë, më 11/10/ 2023

DREJTUAR:​Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

​​​Kryetare Lindita Nikolla

PËR DIJENI:​Komisionit për Politikën e Jashtme

​​​Kryetare Mimi Kodheli

BAZA LIGJORE:​ Nenet 10/1, pika 1 gërma e); 71, pika 1; 99, pikat 3 dhe 4 të Rregullores së Brendshme të Kuvendit të Republikës së Shqipêrisë, miratuar me vendimin nr. 166, datë 16.12.2004.

E nderuar Znj. Kryetare

Jemi vënë në dijeni nga shtypi mbi tekstin e projekt rezolutës që parashikohet si pjesë e rendit të ditës për seancën plenare të datës 12.10.2023.

Bazuar në faktin që kjo projekt rezolutë nuk është parashtruar për shqyrtim nga Komisioni për Politikën e Jashtme, apo ndonjë Komision tjetër i përhershëm i Kuvendit, duke cënuar në këtë mënyrë mundësinë e parashikuar nga neni 71 i Rregullorës së Brendshme të Kuvendit për paraqitjen e amendamenteve në Komision; në faktin që teksti i rezolutës nuk na është vënë në dispozicion me qëllim paraqitjen e amendamenteve sipas parashikimeve të pikës 3 të nenit 99 të Rregullores së Brenshme të Kuvendit; me qëllim ushtrimin e të drejtave që Rregullorja sanksionon për deputetin, dhe me synimin për të dhënë një kontribut në përmirësimin e tekstit të projekt rezolutës po Ju dërgojmë amendamentet e mëposhtme për t’u parashtruar për diskutim në seancën plenare të datës 12.10.2023.

Kërkojmë që në tekstin e projekt rezolutës të përfshihen amendamentet si vijon:

– Parlamenti i Shqipërisë i bën thirrje 5 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, 4 prej të cilave edhe anëtare të NATO-s, që deri më sot nuk e njohin Kosovën të hedhin këtë hap të rëndësishëm, jo vetëm për Kosoven por për paqen e stabilitetin në Ballkan dhe Europë. Kjo do t’i hapte rrugë Kosovës të nisë proceset e anëtarsimit në NATO dhe do t’i mbyllte çdo hapësirë Serbisë dhe vendeve si Rusia qe e perdorin ate per destabilizimin e rajonit.

– Parlamenti i Shqipërisë i kërkon Bashkimit Europian revokimin e masave shtrënguese ndaj Kosovës ,pasi në kushtet aktuale ato po dëmtojnë  në menyrë të padrejtë qytetaret e Kosovës. Ngjarjet e 24 shtatorit kërkojnë në reflektim edhe nga Bashkimi Europian në raport me Kosovën siç e ka theksuar dhe ndermjetesi europian Lajçak

– Parlamenti i Shqipërisë bazuar në fakte të pakundërshtueshme për rolin e Serbisë në sulmin e 24 shtatorit ndaj shtetit të Kosovës i kerkon Bashkimit Europian qëndrim të qarte dhe masa ndëshkuese ndaj Serbise, lidershipi i së cilës është angazhuar në akte dhe veprime që cenojnë stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Deputet

Kreshnik Çollaku

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re