Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se më në fund mazhoranca u tërhoq me turp dhe pranoi rezolutën për Kosovën që pritet të miratohet nesër në Kuvend.
Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se “nesër pa debate te gjata shterpë te ecim me votimin ne Kuvend te Rezolutës për ngjarjet e 24 shtatorit ne Kosove, sepse boll u vonua Parlamenti ne mënyrë te turpshme për shkak vetëm te Rames dhe rilindjes”.
Reagimi i Vasilit
Me ne fund rilindasit u tërhoqën nga turpi dhe bene atë ju kërkova publikisht ne sallën e Kuvendit!!
Jua thashë qe ne seancën e shkuar te Kuvendit, qe te pranohet Rezoluta e Kuvendit te Kosovës.
Jua thashë serish sot ne mëngjes qe nuk kishte rruge tjetër dhe se rezoluta e rilindjes ishte e papranueshme dhe se duhet te kemi një Komb një qëndrim dhe te pranojmë Rezolutën e Kosovës.
Sot pasdite rilindasit nuk kishin nga te lëvizin dhe pranuan Rezolutën e Kuvendit te Kosovës si pjese e Rezolutës se Kuvendit te Shqipërisë.
Nesër pa debate te gjata shterpë te ecim me votimin ne Kuvend te Rezolutës për ngjarjet e 24 shtatorit ne Kosove, sepse boll u vonua Parlamenti ne mënyrë te turpshme për shkak vetëm te Rames dhe rilindjes.
