Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka folur për Rezolutën e cila dënon sulmin në Veri të Kosovës, e cila pritet të votohet të enjten e 12 tetorit në Kuvendin e Shqipërisë.

Përmes një reagimi në Facebook, Vasili shkruan se ndërsa Kuvendi i Kosovës ka aprovuar tanimë rezolutën e tij me konsensus, edhe Shqipëria do duhet të ndajë një qëndrim.

Në komentin e tij, ai i drejtohet drejtpërdrejt mazhorancës, ndërsa shkruan se “do të votojë atë që do pengu proserb Edi Rama.”

Lidhur me qëndrimin e kryeministrit Rama, Vasili shkruan se ky i fundit “ka përgatitur nëj projekt të turpshëm, pasi nuk vendos asnjë përgjegjësi mbi Serbinë për sulmin terrorist.”

Statusi i Petrit Vasilit:

Nje komb nje qendrim,  Rezoluta e Kuvendit i Kosoves te votohet neser ne Parlamentin e Shqiperise!

Eshte nje Deja Vu pa asnje vlere e qe nuk ndihmon per asgje, qe te debatosh e diskutosh neser ne Parlamentin e Shqiperise per disa projekt Rezoluta lidhur me sulmin terrorist serb te 24 shtatorit ne Banjskë.

Kuvendi i Kosoves ka aprovuar tashmë  Rezoluten e tij me konsensus.

Parlamenti europian zhvilloi nje debat te jashtezakonshem dite me pare per ngjarjet e 24 shtatorit.

Edi Rama nderkohe ka pergatitur nje Projekt Rezolute te turpshme, e cila mund te votohet edhe ne parlamentin serb me shume kenaqesi pasi nuk vendos asnje pergjesi mbi Serbine per kete sulm terrorist te provuar qe ka doren e Serbise.

Eshte shume e qarte, qe per shkak te Edi Rames dhe rilindjes debat u shty duke e vene Parlamentin e Shqiperise ne pozicion shume te turpshem qe te debatoje pas Europes dhe pas Kosoves, kur Shqiperia duhet te ishte e para dhe duhej te reagonte ne menyte te rrufeshme.

Edi Rama do te beje sikur do te debatoje ne Kuvendin e Shqiperise dhe ne fund maxhoranca e deleve te depersonalizuara rilindase do te votoje ate qe do pengu proserb Edi Rama.

Ndaj e vetmja menyre per te shpetuar fytyren e Parlamentit zgjidhja do te ishte qe te diskutohej dhe votohej mbi tekstin e Rezolutes se miratuar nga Kuvendi i Kosoves dhe ti jepej fund kesaj zvarritje te turpshme pro Serbi te maxhorances se rilindjes.

Kosova e perballoi ne menyre dinjitoze kete sulm terrorist qofte ne terren ku me veprime shume profesionale vendosi kontrollin e situates, ashtu edhe ne planin politik ku me qendrimin e saj detyroi edhe nderkombetaret te shohin me nje sy tjeter situaten dhe dialogun Kosove Serbi dhe rolin malinj te Serbise.

Ndaj nje Komb nje qendrim, eshte kjo, qe ju duhet te gjithe shqiptareve sot perballe antishqiptareve kudo qe ata ndodhen.

Ja Rezoluta e Kuvendit te Kosoves.

R E Z O L U T Ë!

– Duke marrë për bazë gjendjen e sigurisë nëpër të cilën po kalon vendi pas sulmit terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë ndaj sovranitetit shtetëror dhe intergritetit territorial të Republikës së Kosovës;

– Duke vlerësuar rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së sovranitetit shtetëror dhe intergritetit territorial të Republikës së Kosovës si dhe përcaktimin dhe angazhimin shtetëror për t’i kontribuuar paqes dhe stabilitetit në rajon;

– Të vendosur që Republika e Kosovës të jetë vend i lirë, demokratik, paqedashës dhe atdhe i qytetarëve të saj, të cilëve ju garantohen të drejtat, liritë dhe barazia para ligjit;

– Të përkushtuar për të luftuar dhe parandaluar me mjete kushtetuese dhe ligjore çfarëdo veprimi dhe përpjekje për të cënuar, rrezikuar apo sulmuar rendin kushtetutes të Republikës së Kosovës;

Kuvendi i Republikës së Kosovës

DËNON me termat më të ashpër sulmin terrorist të

organizuar nga Republika e Serbisë mbi Policinë e Kosovës më datën 24 shtator 2023, si dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar që të ushtroj ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen e çdo llojshme që i ka bërë grupit terrorist për sulmin në veri të Republikës së Kosovës;

VLERËSON punën, angazhimin dhe rezultetet e jashtëzakonshme të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës dhe të institucioneve partnere ndërkombëtare të sigurisë (Eulex dhe KFOR), në aksionin e përbashkët për të smbrapsur dhe asgjësuar sulmet terroriste të organizuara nga Serbia në veri të vendit;
OFRON mbështetjen e plotë dhe të parezervë për Policinë e Kosovës në ushtrimin e përgjegjësisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
KËRKON nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë punën e përbashkët për integrimin e plotë dhe bashkëjetesën mes të gjitha komuniteteve pa dallim që jetojnë në Republikën e Kosovës;
INKURAJON dhe MBËSHTET pluralizimin politik në radhët e komunitetit serb në Kosovë, zhvillimi i të cilit mundëson progresin demokratik dhe rrit transparencën e llogaridhënien para këtij komuniteti dhe jetëson promovimin e interesave reale të tij në Republikën e Kosovës.
KËRKON nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të bashkëpunoj me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-të, për të fuqizuar Shtetin e së Drejtës dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike;
KONSTATON nevojën për hetim ndërkombëtar ndaj Republikës së Serbisë lidhur me organizimin e aktiviteteve terroriste dhe vazhdimin e ekzistencës së kampeve stërvitore të grupeve terroriste në territorin e Serbisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re