Partia Demokratike kërkon zyrtarisht zhvillimin e një mocioni me debat në kuvend, për dhunën në familje, që do të kulmojë me miratimin e një rezolute.
 
Deputetja Albana Vokshi, thotë se këto janë ditët, kur nuk duhet heshtur, por të reagohet kundër dhunës qeveritare, që fillon nga kryeministri Rama edhe përhapet si epidemi në të gjitha format e saj në çdo institucion.
 
Opozita akuzon se qeveria  nuk ka ndërtuar asnjë mekanizëm efikas për parandalimin e dhunës ne familje. Në rezolutë kërkohet që brenda 15 ditëve, kuvendi të krijojë një Komision të Posaçëm për trajtimin ligjor të fenomenit. Ndërkohë që brenda 60 ditëve, qeveria të bëjë analizën, të paraqesë të dhënat e më pas të krijojë regjistrin kombëtar për dhunën në familje.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re