Evangjelia Veli është shpallur  Kampione Europe në stilin e shkëputjes dhe dygarësh për peshën deri në 55 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.

 

Shtangistja shqiptare mori medalje ari në shkëputje dhe dygarësh (208 kg), kurse në shtytje mori medalje argjendi. Veli ngriti 95 kg në shkëputje dhe u rendit e para, ndërsa në shytje fillimisht luajti me 108 kg, duke e ngritur të sigurt.

 

Në fund ajo ngriti 113 kg, po aq sa Konotop Kamila, e cila e ngriti e para këtë peshë dhepërfitoi nga rregullorja për të marrë medaljen e artë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re