Lulzim Basha ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit.

Kryedemokrati thotë se humbja erdhi si pasojë e zgjedhjeve të 30 qershorit të vitit 2019 të cilat i konsideroi si moniste.

“Së pari dua që procesi të përfundojë dhe i bëj thirrje numëruesve që të vazhdojnë deri në fund, e kam bërë të qartë që 6 marsi ishte anomali e një anomalie, ishin zgjidhjet moniste të qershorit, që 4 kryebashkiakët monistë ishin me rekorde kriminale, në këto kushte ku nuk ka asnjë reflektim, mendoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë kuptuar nevojën për një reformë të thellë zgjedhore. Mbron ata dhe që jep llogari para tyre. Sot kemi një sistem politik i cili është vënë në shërbim të një grushti poltikinësh të cilët e kanë kthyer atë në një pushtet që i varfëron. Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që 6 marsi është një anoirmalitet. Asgjë nuk ka ndryshuar në raport me krimet e zgjedhore. Problemet janë thelluar. Me mospjesëmarrje të madhe me një numër rekord votuesish. Qytetarët e braktisën procesin zgjedhor sepse nuk kishte asnjë garanci shtesë. PD-së iu mohuan komisionarët. Aleanca e ‘Non Gratave’ kërcënoi komisionerët vendas”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re