Rezultatet negative të njëpasnjëshme kanë bërë që Arsenal të shkarkoi nga detyra trajnerin Unai Emery.

 

Arsenal nuk arriti të merrte asnjë fitore në 7 ndeshjet e fundit, situatë kjo që nuk përsëritej që nga viti i largët 1992.

 

Për momentin Emery do të pasohet nga suedezi Freddie Ljungberg, i cili ka bindur në ato pak muaj që ka drejtuar skuadrën e të rinjve.

 

Megjithatë ish-mesfushori i Arsenalit do të jetë vetëm një trajner provizor në pritje që klubi të gjejë pasuesin e trajnerit spanjoll.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re