Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo duket se nuk po gjen gjuhën e përbashkët me lojtarët e tij, për këtë fakt ata ndihen të hutuar në fushë lidhur me taktikat që duhet të ndjekin. Sipas “Il Corriere della Sera”, lojtarët e Juventusit besojnë se Pirlo nuk diskuton çështje taktike me ta pasi ndihmësi i tij Igor Tudor është i ngarkuar me punën ndërsa Roberto Baronio jep udhëzime gjatë ndeshjeve.

Heshtjet e Pirlos kanë një ndikim në ndërtimin e ekipit i cili nuk është gjithmonë i qetë. Lojtarë si Paulo Dybala dhe Dejan Kulusevski nuk e kanë kuptuar mirë se çfarë kërkon trajneri prej tyre në një nivel taktik dhe e njëjta gjë është e vërtetë për disa mesfushorë, veçanërisht në fazën mbrojtëse.

Cristiano Ronaldo vendosi të pushojë kundër Beneventos, sipas raportit të medias italiane, por problemet e “Zonjës së Vjetër” janë të dukshme edhe kur luan CR7. Ekipi shpesh është shumë i shtrirë, pavarësisht nëse portugezi luan apo jo.

Juventusi është i katërti në tabelën e Serie A së bashku me Napolin, të cilët kanë gjashtë pikë më pak se kryesuesi i tabelës Milani. “Zonja e Vjetër” ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet që kanë luajtur pa ish-yllin e Real Madrid këtë sezon.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re