Skip to content

“Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA nuk parashikohet të ndikojnë në praninë ushtarake në Siri”

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Sirinë, James Jeffrey, theksoi se nuk parashikohet ndonjë ndryshim në praninë ushtarake të SHBA-së në Siri, pavarësisht se cili kandidat i fiton zgjedhjet presidenciale.

Në faqen e lajmeve Syria Direct, Jeffrey njoftoi parashikimet e tij lidhur me politikat amerikane në Siri pas zgjedhjeve në SHBA.

Jeffrey, bëri të ditur se parashikon që pavarësisht se kush fiton zgjedhjet, SHBA-ja nuk do të ndryshojë vullnetin e saj për praninë ushtarake në Siri, për sanksionet e zbatuara ndaj regjimit të Bashar al Assadit dhe për të larguar Iranin jashtë Sirisë.

Duke vlerësuar edhe situatën e rajoneve të cilat ndodhen nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK në lindje të Sirisë, Jeffrey deklaroi se “PKK-në e shikojmë si organizatë terroriste. Dëshirojmë që stafi i PKK-së të dalë nga Siria. (Prania e stafit të PKK-së në Siri) Është arsyeja kryesore e tensionit me Turqinë në verilindje (të Sirisë). Ne duam ta ulim këtë tension. Sepse në të gjitha rajonet përveç verilindjes ne po punojnë në një koordinim të afërt me Turqinë”. 

Sanksionet kundër regjimit të Assadit do të vazhdojnë

Sanksionet kundër regjimit të Assadit do të rriten thekoi James Jeffrey, i cili njoftoi se në listën e sanksioneve do të vendosen ata që mbështesin financiarisht regjimin dhe ata persona të cilët luajnë rol në aktivizimin e strukturave ushtarake.

Jeffrey, nënvizoi se sanksionet kanë funksionuar në masë të madhe dhe se kompanitë as në Evropë dhe as në Lindjen e Mesme nuk guxojnë të kryejnë bashkëpunim zyrtar me regjimin e Assadit.

AA