Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale, një denoncim në lidhje me rezultat e provimeve të maturës. Në reagimin e tij thuhet, se nxënësit me 5-a, kanë marrë 9-ta në dhe 8.7 në provimin e Gjuhë-Letërsisë. Sipas Boçit, ajo që ndodhi me provimin e maturës të Gjuhë-Letërsisë, ishte degradim i procesit dhe notat e marra janë jashtë rrjedhës logjike.

Postimi i Boçit:

MATURA E DENONCUAR

Matura e sivjetme vazhdon të na mbajë të gozhduar para lajmeve për xhevahiret që ka prodhuar dhe për katastrofën e dëshmuar në sistemin arsimor.

Ndërsa ministren e lumturon dhe e përkund idiotësia dhe i gënjen trurin Turi, nuk reshtin denoncimet, të cilat tregojnë degradimin absolut të këtij procesi.

Rezultatet kanë përmbysur çdo investim. Notat e marra janë jashtë rrjedhës logjike dhe tolerancës qe lejon zhvendosja nga vlerësimi i vazhdueshëm që ka marrë nxënësi.

Kopja plasi sheshit dhe ndihma ishte e ngjashme me qeset që shpërndante qeveria për militantët. Me selektim e përcaktim. Denoncimi i mëposhtëm rrëzon dhe atë pak entuziazëm idiotesk të Shahinit për zgjidhjen me sukses të Turit nga 10 mijë maturantë.

MATURA E DENONCUARMatura e sivjetme vazhdon të na mbajë të gozhduar para lajmeve për xhevahiret që ka prodhuar dhe për…

Publiée par Luciano Boci sur Lundi 22 juin 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re