Lefter Alla fiton bindshëm përballë kandidatit të BD në Bulqizë

Lefter Alla kandidat i Partisë Socialiste ka fituar një tjetër mandat në drejtim të bashkisë së Bulqizës përballë kandidatit Të Bindjes Demokratike, Ilir Balla. Alla u shpall fitues me 93% të votave ndërsa rivali i tij mori 7%.

Fredi Kokoneshi vijon drejtimin e Divjakës është për një tjetër mandat

Fredi Kokoneshi, kandidat i Partisë Socialiste ka fituar një tjetër mandat në drejtim të bashkisë së Divjakës. Ai nuk kishte rival përballë, ndërsa u votua me 13513 vota.

Taçe mund bindshëm Ibrahimin dhe merr Bashkinë e Gramshit

Gramshi është bashkia tjetër në të cilën PS-ja ka marrë një fitore bindshëm me kandidatin Klodian Taçe. Ndërkohë kundërshtari i tij ka grumbulluar Sabri Ibrahimi 603 vota.

Marinaj merr mandatin e dytë në Malësinë e Madhe

Tonin Marinaj merr mandatin e dytë në Malësinë e Madhe. Kandidati i PS ka marrë 7,772 vota, e ndërsa kundërshtari i tij, Pjerin Spathari numëron 493 vota.

Marinaj u zgjodh në krye të Bashkisë në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Ai u bë pjesë e politikës lokale pas aktivitetit të tij si biznesmen prej më shumë se 20 vitesh.

Zyrtarizohet edhe emri i ri i kryetarit të bashkisë së Pukës

Pa kandidat përballë Gjon Gjonaj u shpall fitues i bashkisë së Pukës, pasi mori 3730 vota.

PS merr bashkinë e 18-të, Memaj kryebashkiakja më e re në Urën Vajgurore

Juliana Memaj është kryebashkiakja tjetër nën logon e PS-së, e cila ka marrë drejtimin e një tjetër Bashkie, atë të Urës Vajgurore. Juliana Memaj ka arritur të sigurojë 7,666 vota.

PD-ja i dorëzon bashkinë e Tropojës PS-së, triumfon Byberi

Rexhe Byberi është kryebashkiaku i ri i Tropojës, një vend i cili njihet historikisht si një bastion i djathtë, vendlindja e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kandidati i PS-së Byberi ka marrë 3538 vota, krahasuar me kundërshtarin Edison Hasanaj.

Humb Bindja Demokratike, njihuni me kryetarin e ri të bashkisë së Mallakastrës

Qerim Ismailaj nga Partia Socialiste ka marrë 92.36% duke fituar bashkinë e Mallakastrës përballë rivalit të Bindjes Demokratike, Robert Brahaj, që mori vetëm 8%. Deri tani kjo bashki është drejtuar nga Agron Kapllanaj, i zgjedhur si përfaqësues nga radhët e PD-së.

Kastriot Gurra konfirmohet në Librazhd

Kastriot Gurra merr mandatin e dytë në bashkinë e Librazhdit. Gurra nuk kishte kandidat përballë, ndërsa u votua nga 10089 qytetarë.

LSI-ja dorëzon Skraparin te PS-ja, Adriatik Mema kryebashkiaku i ri

Adriatik Mema merr zyrtarisht drejtimin  e bashkisë së Skraparit, që mandatin e fundit u drejtua nga një përfaqësues i zgjedhur nga LSI-ja. I vetëm në garë, Mema mori 4505 vota.

Mbyllet numërimi, Fatos Tushe merr mandatin e tretë në drejtimin e Lushnjes

Fatos Tushe merr mandatin e tretë në drejtimin e bashkisë së Lushnjes. Ai mori 28086 duke u konfirmuar edhe për katër vite të tjera në drejtimin e bashkisë.

Belba fitore bindëse në Bashkinë e Prrenjasit

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në bashkinë e Prrenjasit. Janë numëruar 39 kutitë e votimit, nga të cilat ka dalë fitues me një diferencë të madhe votash kandidati i PS-së, Nuri Belba. Belba ka marrë 7054 vota, ndërsa kundërshtari i tij Mylim Karriqi vetëm 550 vota.

Vora “bëhet”rozë, Kajmaku merr drejtimin e Bashkisë

Agim Kajmaku është kryetari i ri i bashkisë së Vorës. Kandidati socialist ka marrë 6208 vota, pasi procesi i numërimit u mbyll në orën 05:30 të mëngjesit. Kajmaku do të zëvendësojë kryebashkiakun e Partisë Demokratike në Vorë, Fiqiri Ismailin. Ky i fundit ka marrë vlerësime nga kryeministri Edi Rama pak ditë.

Zyrtarisht një nga kryebashkiakët më jetëgjatë në Shqipëri, Zotkaj merr mandatin e pestë

Në fillim përfaqësues i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ dhe më pas i Partisë Socialiste, Adriatik Zotkaj ka marrë mandatin e pestë në krye të Bashkisë së Poliçanit. Procesi i numërimit në këtë Bashki ka përfunduar, ku Zotkaj ka marrë 4681vota. Ai drejton bashkinë e Poliçanit prej vitit 2004 dhe mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit që drejton prej 15 vjetësh. Zotkaj është një ndër kryebashkiakët më jetëgjatë. Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2015, ai  fitoi me 72.46% të votave

Aktori i humorit merr drejtimin e Kolonjës

Aktori i njohur Erjon Isai, që kandidoi nën siglën e PS-së është shpallur fitues i bashkisë Kolonjë. Ai mori 93% të votave përballë 3% të Fatjon Fekës nga Bindja Demokratike.

Mbyllet numërimi në Roskovec, konfirmohet në detyrë kryebashkiakja Bufi

Majlinda Bufi konfirmohet në detyrë. Ajo ka arritur që të marrë 7740 vota, nga 34 kuti votimi. Bufi është kryetare e Bashkisë së Roskovecit që prej zgjedhjeve të qershorit të vitit 2015. Bufi ka qenë më parë deputete e Partisë Socialiste, por hoqi dorë nga mandati për të drejtuar qytetin nga ajo vjen. Ajo është një nga kryebashkiaket më të pasur. Kryebashkiakja socialiste e Roskovecit, Majlinda Bufi ka deklaruar një pasuri prej 1.2 miliardë lekësh si dhe 200 milionë kesh në shtëpi, plus pronave marramendëse të paluajtshme.

Rikonfirmim edhe në Belsh, kandidati i PS-së fiton bindshëm

Edhe në Belsh është shpallur fituesi. Arif Tafani i PS-së ka fituar përballë Jashar Elezit me rezultat të thellë, 97%.

Jorgo Goro në krye të bashkisë së Himarës edhe për 4 vitet e ardhshme

Në Himarë Jorgo Goro, kandidat i PS-së është rikonfirmuar edhe për një tjetër mandat, i treti në krye të bashkisë, pasi mori 4209 vota.

PS në Konispol njeh rritje krahasuar me 2015-ën, shpallet fituesi

Shuaip Beqiri ka arritur të sigurojë 3328 vota në Bashkinë e Konispolit. Në zgjedhjet e 2019, kandidati i PS-së ka marrë 2630 vota, e ndërsa në zgjedhjet e 30 qershoriai ka njohur një rritje të ndjeshme.

Rikonfirmohet për një tjetër mandat kandidatja e PS-së në Libohovë

Kandidatja e PS-së Luiza Mandi është rikonfirmuar për një tjetër mandat në bashkinë e Libohovës. Ajo ka marrë 1275 vota nga numërimi i 12 kutive gjithsej.

Tuci merr një tjetër mandat në Fushë-Arrëz

Janë numëruar 16/16 kutitë e votimit në Fushë-Arrëz. Kandidati i PS-së, Fran Tuçi ka marrë 2460 vota. Ai ka arritur që të marrë një tjetër mandat në Fushë-Arrëz.

Mbyllet zyrtarisht votimi, ja kush është kryebashkiaku i ri në Memaliaj

Përfundon numërimi në Memaliaj. Janë numëruar 33 kutitë e votimit, ku kandidati i PS-së, Gjolek Guci. Ai ka marrë 4206 vota gjithsej.

Në Pustec fiton kandidati i PS-së

Mbyllet numërimi i votave në Pustec, fiton kandidati i PS-së, Pali Kolefski me 645 vota diferencë përballë kandidatit Edmond Themelkos, që dorëzon bashkinë pas humbjes. Kandidati i PS-se mori 1505 vota, ndërsa Themelko 859.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re