Avokati dhe aktivisti, Adriatik Lapaj, është shprehur se PS doli fituese në pjesën më të madhe të bashkive të vendit, duke marrë më pak vota se në zgjedhjet e mëparshme.

Komentet Lapaj i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se në rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ndikuan shumë faktorë, por sipas tij, factor kryesor ishte që opozita nuk arriti të mobilizonte mbështetësit e vetë.

“Opozita nuk arriti dotë të mobilizonte radhët e veta. PS ka nxjerrë 750 mijë votues zakonisht, ndërsa këtë herë ka nxjerrë 701 mijë. Ka qenë në fundin e vetë. Elektorati gri nuk është mobilizuar, pasi nuk janë mobilizuar as demokratët. Po të ishin zgjedhje normale ku opozita do të nxirrte të vetët, do të ishte shumë ndryshe harta e bashkive.

Me të njëjtat vota PS arriti të dalë fituese në të gjitha bashkitë. PS është parti structure, funksionon si parti gjatë gjithë kohës. Ajo që dua të theksoj është mungesa e frymës dhe e një alternative që të ishte e besueshme për qytetarët. Mënyra sesi opozita po shkonte drejt një palë zgjedhjeje me konflikt të hapur… Pra për 18 muajt e fundit debate nuk ishte se çfarë do të bëjmë me zgjedhjet për të rikuperuar rezultatin. Sesi mund t’i bashkojmë të gjithë faktorët.

Jo që nuk mundën të bashkojnë faktorë të tjerë, por u përçanë edhe mes veti. Që të fitosh votat duhet të shkosh përtej partisë tënde. Që ti të fitosh zgjedhjet duhet të shkosh te elektorati që nuk është i njërës palë apo i tjetrës”, tha Lapaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re