Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj thotë se rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit ishte një humbje tronditëse për Partinë Demokratike.

Ai kritikonLulzim Bashën dhe thotë se nuk mund të fajësojnë askënd tjetër për humbjen.

“Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi. Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem!

PD duhet të mbledhe sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale. Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time.

Nuk do t’i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike”, shkruan deputeti dhe nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re