Analisti Fatmir Merkoçi ka qenë i ftuar në studion e Fax News për të analizuar rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Vorës ku u shpall fitues kandidati i PS, Blerim Shera.

Merkoçi u shpreh se ky ishte një turp i madh për PD-në, për krahun e Bashës sepse ka arritur të sigurojë vetëm 692 vota ndërkohë që Vora ka qenë gjithmonë një bastion i djathtë. Ai tha se Basha e ndjeu humbjen dhe si rrjedhojë përgatiti ‘incidentin; me komisionerët në mënyrë që të ketë mundësi të shfajësohet pas rezultatit.

Pyetje: Rezultati i zgjedhjeve në Vorë, si e komentoni?

Merkoçi: Është turp për PD-në. Ne e kemi pasur bastion Vorën dhe të arrijë PD sot me 6% është një turp i madh. Mesa duket Basha e nuhati humbjen në Vorë dhe luajti rolin e zullumit për komisionerët. Ai e dinte shumë mirë se komisionerët duhet të ishin vendas se nuk po bëhen zgjedhje për herë të parë. Të marrësh komisionerë nga Tirana dhe t’i çosh në Vorë e para tregon se nuk ka njerëz atje dhe së dyti e bën që nesër të dalë me këtë justifikimin e komisionerëve. Diferenca me Shtëpinë e Lirisë është shumë e madhe dhe asgjë nuk mund ta justifikojë Bashën.

Nuk arriti të bëjë as një koalicion me aleatët, kjo tregon se Basha është totalisht i shkëputur. Duke mos arritur të bëjë këtë, tregon se Basha po kërkon vetëm ngurtësimin e PD-së. Kjo tregon në njëfarë mënyre edhe votën e demokratëve në referendumin që u bë për të hequr Bashën. Në Shkodër kam vetëm frikën se demokratët nuk kanë dalë për arsye kandidatësh sepse nuk pëlqejnë njërin dhe tjetrin. Ndërsa nga informacionet e Durrësit, shumica voton Mukën por kur vjen puna në zonën rurale, nuk kam ndonjë pritshmëri të madhe në zgjedhje sepse ata votojnë për PS.

(B.V/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re