Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1028 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 168,701 vota ose 48%.
I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar ka siguruar 122,333 vota, që përbëjnë 34.8%.
Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 17,536 vota, që përfaqësojnë 5.0% të totalit të votave.
Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 168,701 vota – 48.0%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 122,333 vota – 34.8%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 11,102 vota – 3.2%
Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 12,041 vota – 3.4%
Partia Mundësia ka marrë 17,536 vota – 5.0%
Lëvizja Bashkë ka marrë 9,730 vota – 2.8%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka marrë 6,315 vota – 1.8%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) ka marrë 1,568 vota – 0.4%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka marrë 911 vota – 0.3%
Lëvizja Atdheu (LA) ka marrë 632 vota – 0.2%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) ka marrë 401 vota – 0.1%