Ditën e djeshme u përhap lajmi se moderatorja e Top Channel, Bieta Sulo, e cila del çdo ditë para ekranit me emisionin “Ftesë në 5” rezulton e punësuar edhe në Bashkinë e Tiranës.
Genc Sejko publikoi një fotografi ku figuronte se Bieta është specialiste tek Ujësjellësi.
Por Revista Who deklaron se përveçse si drejtuese e emisionit të përditshëm, nuk është e punësuar askund tjetër.
Sipas “Who”, Bieta ka qenë e angazhuar në një periudhë afatshkurtër në Ujsjellësin e Tiranës, por sipas konfirmimit zyrtar të drejtuesve të këtij institucioni, ka dhënë dorëheqjen në vitin 2018.
Ende nuk ka një reagim publik nga vetë Bieta Sulo për këtë çështje.
Previous articleHabit pronari i hotelit: Ja cfare benin mjeket shqiptar ne hotel, u detyrova te therras policine