Shfaqej si engjëll, por ka rezultuar një djall!

Burdushi i famshëm, mjeku popullor nga Kosova Hysni Peqani, u prangos nga policia pasi rastësisht, në banesën e u gjendën armë e municione. Bastisja u krye në kuadër të një kontrolli pas denoncimi për mashtrim, ku pretendohej se i kishte marrë një personi 2 mijë euro për ta “shëruar”.

Mediat e Prishtinës citojnë prokurorin e çështjes Petrit Kryeziu të ketë thënë se “arsyeja e bastisjes ka qenë për shkak të dyshimit për veprën penale të shmangies nga tatimi dhe mashtrim”.

“Por gjatë bastisjes kemi gjetur armë dhe municione të cilat janë sekuestruar. Po ashtu janë gjetur dhe prova tjera materiale të cilat do t’i shqyrtojmë gjatë hetimit”, ka deklaruar Kryeziu.

Burdushi ka qenë vitet e fundit edhe personazh mediatik, pasi pretendohej se i shëronte njerëzit me fuqi hyjnore. Por ndër klerikë ai konsiderohej një mashtrues me veti magjistari.   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re