Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Panagiotopoulos ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

 

Ky lajm vjen vetëm një ditë pas takimit të tij me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

 

Mediat greke shkruajnë se sot u zbulua se Panagiotopoulos ishte pozitiv me COVID-19.

 

Gjatë takimit të djeshëm dy zyrtarët diskutuan mbi sfidat aktuale të sigurisë, me fokus të veçantë mbi situatën në Ukrainë, pasojat e mundshme mbi sigurinë në rajon, procesin e integrimit euro-atlantik dhe angazhimet e përbashkëta në kuadër të NATO-s dhe rajonale.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re