Rindizet sërish zjarri tek fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës. Zjarri i ndihmuar dhe nga era po përhapet në një pjesë të kësaj fushe me shpejtësi.

 

Tre mjete zjarrfikse janë duke punuar për shuarjen e flakëve, po ashtu dhe punonjës së bashkisë se Vlorës ndodhen në terren për izolimin e vatrës së zjarrit për të mos u përhapur.

 

Pak kohë më parë, kjo zonë e mbetjeve urbane u përfshi nga një zjarr i cili zgjati më shumë se 10 ditë duke krijuar jo pak probleme për banorët por dhe për pushuesit në Vlorë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re