Rreziku I djegies të sipërfaqeve pyjore është shfaqur sërish të mërkurën në pjesën shqiptare të Prespës, pasi kanë pushuar reshjet e shiut dhe ndihmës me avionë uji nga Greqia.

 

Tendenca e riaktivizimit të vatrave të zjarrit është e pranishme midis fshatrave Cerje dhe Rakickë. Forca të shumta të shërbimit pyjor, nga shërbimi zjarrfikës I bashkive Pustec e Devoll, të ushtrisë dhe policisë kufitare janë vënë në gadishmëri për shuarjen e flakëve.

 

Por terreni I vështirë malor I pengon këto forca të ndërhyjnë me mjete dore për izolimin dhe fikjen e plotë të vatrave të zjarrit.

 

Ndërkaq, edhe mungesa e mjeteve të bashkive Pustec e Devoll që kanë zjarrfikse të përshtatura apo krejt të amortizuara e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen në këtë mënyrë. Pas gati 48 orësh në aktivitet, vatra masive e zjarrit të rënë në sipërfaqet pyjore dhe kullotat e zonës të Prespës shqiotare u duk se u eleminua pasditen e së martës.

 

Angazhimi I përbashkët I forcave njerëzore me ndihmën që erdhi nga Greqia, si dhe reshjet e shiut bënë të mundur shuarjen e përkohëshme të vatrave të zjarrit. Llogaritet se reth 40 hektarë me pyll e kullota janë dëmtuar nga rënia e këtij zjarri në afërsi të fshatrave Cerje dhe Rakickë gjatë dy ditëve të aktivitetit të tij pa ndëprerje.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re