Janë riaktivizuar sërish vatrat e zjarrit në lartësinë e kodrave në Kepin e Rodonit.

 

Favorizuar nga era zjarri vijon të shkrumbojë bimësi dhe pyje. Në vendngjarje ndodhen tre zjarrfikëse të Durrësit, dy autobote, ndërsa jane angazhuar kapacitetet operacionale në nivelin vendor dhe ne nivelin qendror si dhe forca e Armatosura.

 

Për shkak të terrenit të vështirë, nga ajri është nderhyre edhe me një helikpter nëpërmjet të cilit synohet të vihet nën kontroll situata. Nga zjarri nuk rrezikohen banesa, pasi vatra ndodhet larg zonave të banuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re