Policia shqiptare në bashkëpunim me homologët francezë, kanë riatdhesuar ditën e sotme 25 shtetas shqiptarë nga Lyoni. Grupi i të rinjve shqiptarë kishin shkuar në Francë për të kërkuar azil, pas refuzimit nga autoritetet franceze ata janë riatdhesuarditën e sotme me charter drejt Rinasit dhe më pas janë shoqëruar nga policia e shtetit me eskortë. Në njoftimin e policisë thuhet se operacionet e riatdhesimit do të vazhdojnë edhe përgjatë 3 muajve në vazhdim, si dhe bëhet me dije për qytetarët se shanset për të fituar azil në zonën Schengen janë zero.
Njofrimi i plotë i policisë: Rinas – Riatdhesohen nga Lyon, Francë, 25 shtetas shqiptarë
Mesditën e sotme, me anë të një fluturimi me charter u riatdhesuan në Rinas, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë.
Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.
Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë tre muajve në vijim.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.
Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar kalim e paligjshëm të kufirit, evidentimin dhe ndëshkimin e krimeve ndërkufitare.
/faxweb
