25 shqiptarë janë riatdhesuar nga Lille në Francë pasi kishin kërkuar azil.  Operacioni është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet.

Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare ndërsa prej disa muajsh zhvillohen operacione të tilla.

Policia e Shtetit ka bërë apelin për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Ndërkohë, Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka forcuar kontrollet në kufirin e gjelbër.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re