Drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur lidhur me masat e marra për mbarëvajtjen e të gjithë situatës mbrëmjen e sotme ku në orën 21:00 do të luhet finalja mes Romës dhe Feynord për ‘Conference League’.

Jaupi foli për përplasjet e djeshme ku tha se ishin riatëdhesuar 80 tifozë italianë të cilët ishin tepër të dhunshëm, ndërsa shtoi se policia nuk kishte në plan të përdorte gaz lotsjellës dhe se ishin marrë masat për kontrollin e personave që do të hyjnë në stadium.

‘’Nuk kemi qëllim që policia të përdorë lëndë të tilla por as dhunë, ne shpresojmë që tifozeritë të kuptojnë mikpritjen që Shqipëria ka bërë ndaj tyre. Ne kemi bërë të gjithë shoqërimet e autobuzëve dhe e kemi lënë zonë të lirë qarkullimin Tiranë-Durrës.

Nuk kemi qëllim të përdorim gaz lotjsellës. Tashmë e shihni se policia është vënë e gjitha në dispozicioon të perimetrit të stadiumit. Do të kontrollohen rreptësisht personat që do të hyjnë në stadium, të kontrollohen për sende të ndaluara.

Kthyem në Itali 80 tifozë italianë. Ishte veprim i domosdoshëm për t’i riatdhesuar në Itali të gjithë ata tifozë të cilët ishin tepër të dhunshëm’’– tha Jaupi.

Mes të tjerave, ai foli edhe për mundësinë e ‘infiltrimit’ të tifozëve grekë të PAOK dhe atyre turq të Fenerbache të cilët janë kundërshtarë të Feynord, duke thënë se kishin informacione për mbështetës të tillë.

‘’Ne gjatë shoqërimit të djeshëm nuk patëm shtetas të tillë, megjithatë sipas informacioneve, ka mbështetës qoftë nga grekët apo turqit.
Kemi nga 14 punonjës policie nga secila palë, ajo holandeze dhe italiane’’
– përfundoi drejtori i policisë së Tiranës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re