Richard Grenell ka dhënë dorëheqjen në orët e vona të mbrëmes së djeshme nga posti që mbante në Departamentin e shtetit amerikan. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Grenell përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sot unë zyrtarisht dhashë dorëheqjen nga Departamenti i Shtetit.  Dhe Presidenti Trump më dhuroi një dhuratë lamtumire, karrigen që unë kam pasur si anëtar i Kabinetit. Kjo nuk ka ndodhur më parë që një sekretar kabineti të marrë karrige me vete, por Presidenti Trump donte që unë të kisha timen”

Grenell nuk ka dhënë dorëheqje nga posti që i është besuar për marrëdhënien mes Serbisë dhe Kosovës, si i dërguar special i Tumpit. Grenell vazhdon ta mbajë postin e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi. Këtë e ka konfirmuar për Express Dick Custin zëdhënësi i Grenellit.  Custin ka thënë se shefi i tij do t vazhdojë të jetë i dërguar special për Kosove-Serbi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re