Ish i dërguari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenelln është takuar ditën e djeshme me kryeministrin Edi Rama.

Takimi u bë i ditur nga vetë ish i dërguari i posaçëm, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Tregime historish gjatë një dreke të dielën me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në një Tiranë shumë të nxehtë”, pa dhënë më tepër detaje rreth bisedës mes tyre.

Vizita e Grenell në Tiranës, vjen  pak ditë pas takimit të radhës të minishengenit Ballkanik, ku tre prej vendeve, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina refuzuan që të merrnin pjesë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re