Në deklaratën e bërë nga Komiteti i Nobelit thuhet se Çmimi Nobel për ekonomi për vitin 2017 i ndahet Riçard Teller (Richard Thaler) për kontributin e tij të dhënë në “ekonominë e sjelljes”.

Çmimi Nobel për ekonomi këtë vit iu nda ekonomistit dhe akademikut amerikan, Riçard Teller (Richard Thaler).
Në deklaratën e bërë nga Komiteti i Nobelit thuhet se Çmimin Nobel për ekonomi për vitin 2017 i ndahet Riçard Teller për kontributin e tij të dhënë në “ekonominë e sjelljes”.
Në një komunikatë me shkrim të publikuar nga akademia thuhet se “Teller i ka bashkuar supozimet psikologjike me analizat e vendimmarrjes ekonomike. Duke i studiuar rezultatet e racionalizimit të pjesshëm, preferencave sociale dhe të mungesës së vetëkontrollit, Teller vuri në pah mënyrën sistematike të ndikimit të këtyre faktorëve në vendimet individuale dhe proceset e tregjeve”.
Riçard Teller, i cili shkroi librin me titull “Shtytje”, mbahet edhe si babai i “ekonomisë së sjelljes”.
Teller është edhe guvernator i Bankës Qendrore të Indisë dhe aktualisht punon edhe si lektor në Universitetin e Çikagos të ShBA-së.
Ai së bashku me Çmimin Nobel mori edhe 1,1 milionë dollarë shpërblim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re