Kreu i grupit parlametar të PS, Taulant Balla është shprehur se dy projektligje të inicuara nga mazhoranca socialiste për verifikimin e figurës së politikanëve në lidhje me të shkuarën e tyre në komunizëm, ka për synim që “këta persona të mos jenë të paktën në Kuvendin e Shqipërisë, apo kryetar të partive politike”.

Ai theksoi se ata vazhdojnë si zvarranikë të riciklohen dhe të arrijnë majat më të larta, por publiku duhet t’i njohë dhe s’mund të jenë më kryetarë partie.

“Të vazhdojnë si zvarranikë të riciklohen dhe të arrijnë majat më të larta. Ka arritur të jetë Presidenti i Republikës, nëse vërtetohet të ketë qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Këta persona publiku t’i njohë, të paktën në Kuvendin e Shqipëri, apo kryetar të partive politike, të mos jenë.

Tani s’mund të jenë më kryetarë partie, duhet të jetë një masë e përkohshme, ne ia kemi detyrim të gjitha atyre që kanë vuajtur në kurriz tmerret e atij sistemi”, tha Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re