Ridvan Zykaj, 24 vjecari I cili kreu një kasaphanë të vërtete të premten në Resulaj të Selenicës ka pranuar autorësine e vrasjes së 8 kushërinjve.

Mësohet se përvec pranimit të krimit, autori I krimit të paprecedente ka kërkuar edhe përfaqësues ligjor.

“ Unë i vrava, kërkoj avokat që të mos më vrisni”, mësohet të jetë shprehur mes të tjerash Ridvan Zykaj.

Ndërkohe ai i ka dhënë hetuesve se komentet në profiline  tij në facebook teksa ishte në arrati dhe kërkohej nga policia, nuk i ka bërë ai vetë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re