Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaron se duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore kthehen në normalitet.

Përmes një postimi në twitter, Veliaj shkruan se as kulla e Viçidolit, as e Lalzit e as e Rinasit nuk e mbajnë dot peng Shqipërinë.

“As kulla e Vicidolit, as e Lalzit, e as e Rinasit nuk e mbajnë dot peng Shqipërinë. S’ka kohë për pushim.

Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore kthehen në normalitet”, thekson Veliaj

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re