Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur në orën 18:00 protestën kundër shoqërimit me dhunë në polici të anëtarëve të saj mbrëmjen e djeshme.

Personat e shoqëruar ishin arkitekti Astrit Seranaj, pedagogu Ergys Mertiri, artisti Donald Martini dhe tekniku Gentjan Hasani. Të katërt këta shtetas u shoqëruan pa shkak dhe në mënyrë arbitrare nga efektivët e policisë së Tiranës, ku pas bërjes publike në media të rastit u lanë të lirë.

Pikërisht kjo ngjarje shënon dhe rifillimin e protestave kundër Policisë së Shtetit, pas tubimeve të vazhdueshme të një jave më parë  ndaj vrasjes së 25-vjeçt Klodian Rasha.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews në ambientet e jashtme të Ministrisë së Brendshme shihet një prezencë e shtuar e forcave policore.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko