Reali i Madridit ka arritur t’i ‘vjedhë’ një pikë Atletico-s ditën e sotme, duke rihapur kështu garën për titull.

Ishte Benzema ai që shënoi në minutën e 88-të, duke barazuar shifrat 1:1 dhe duke frenuar në këtë mënyrë një 3 pikësh tjetër per Atletico-n që do rrezikonte t’i jepte fund kampionatit.

Atletico është aktualisht në vend të parë me 59 pike (me një ndeshje të paluajtuar), ndërsa rivali më i afërt është Barcelona me 56 pikë. Reali rendit i treti me 54 pikë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re