Qarkullimi në Rrugën e Arbrit është rihapur për mjetet, pas bllokimit që prej mbrëmjes së djeshme për shkak të reshjeve të dendura të borës.

Policia bën me dije se gjithashtu rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë;  Bulqizë – Ura Vashës-Klos;  Klos-Burrel-Ulëz,  janë të hapura.

Blutë e Dibrës u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë,  të tregojnë kujdes maksimal pasi ka prezencë akulli në rrugë, të përdorin gomat  dimërore dhe mos të qarkullojnë pa mjetet antirrëshqitëse.

Njoftimi i policisë:

Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi i rrugës së Arbrit,  bypass-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Gjithashtu dhe akset  rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë;  Bulqizë – Ura Vashës-Klos;

Klos-Burrel-Ulëz,  janë të hapura.

Mbrëmjen e djeshme, Policia e Dibrës u angazhua maksimalisht duke i’u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve që mbeten të bllokuar në Qafë Murrizë, ku me mjetet e policisë të kalueshmërisë së lartë bënë evakuimin e tyre.

Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kriprës dhe pastrimin e rrugës nga akulli.

Policia e Dibrës është e gjitha në gadishmëri të plotë dhe i’u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë,  të tregojnë kujdes maksimal pasi ka prezencë akulli në rrugë, të përdorin gomat  dimërore dhe mos të qarkullojnë pa mjetet antirrëshqitëse.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re