Eksperti i Kosovës, Bedri Elezi tha se rihapja e bazës ushtarake në Kuçovë është një nga investimet më të mira që NATO ka bërë për të garantuar mbrojtjen ajrore të Shqipërisë dhe të Ballkanit në tërësi.

Në një lidhje direkte për emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakaj, eksperti i sigurisë tha se NATO po angazhohet seriozisht për të garantuar siguri në të gjithë Ballkanin.

“Rihapja apo investimi i NATO-s, rioganizimi i bazës është njëri nga investimet më të mira që NATO ka ërë për të garantuar mbrojtjen ajrore të Shqipërisë, Kosovës dhe të gjithë Ballkanit. Neve kemi parë që NATO është angazhuar seriozisht për të granatuar siguri në të gjithë Ballkanin”, tha Bedri Elezi.

Në një ceremoni zyrtare Shqipëria dhe NATO rihapën sot bazën ajrore të Kuçovës, pas vitesh të tëra përpjekjesh për të rikthyer në jetë një pikat strategjike mbrojtesë. Në ceremioninë e inagurimit sot  ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, presidenti Begaj, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e diplomatë dhe përfaqësues të lartë të aleancës veriatlantike.

Baza  e Kuçovës do të shërbejë  si një aset për rajonin dhe është një prej investimeve më madhore të NATO-s në Shqipëri. Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se rëndësia e kësaj baze shkon përtej kufijve të shqipërisë në një kohë kur bota po dëshmon agresionin rus ndaj Ukrainës.

“Kjo bazë është e transormuar dhe e gatshme si një bazë e re e NATO-s me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Kjo është një bazë e cila është element sigurie për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, i cili e dimë mirë se është një rajon jo i parrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet e Federatës Ruse. Riaktivizimi i këtij aeroporti ushtarak është pjesë e ripërtëritjes dhe rritjes së mëtejshme cilësore të flotës tonë ajrore”, tha Rama.

Edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, duke vënë theksin te rreziku rus tha se çdo gjë mund të pritet nga fronti i lindjes. Prandaj e vetmja formulë fituese ne tavoline është bashkimi i forcave dhe kapaciteteve mbrojtes . //

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re