Ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të rihapë çështjen e ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, për shpërthimin e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona në vitin 2009.

Menjëherë pas këtij lajmi, vëllai i Erison Durdajt, 7 vjeçarit që humbi jetën në shpërthim, ka deklaruar se ky vendim i jep shpresë që amaneti i bërë përpara arkivolit të vëllait për drejtësi, do të shkojë në fund.

“Kjo është shpresë për gjykimin e fajtorit të vërtetë të tragjedisë së Gërdecit. Procesi do të jetë i gjatë. Nuk është çështja nëse ne kemi besim te drejtësia. Reforma në drejtësi nuk duhet ta tregojëe vetëm me kete çështje. Kemi shpresa se amaneti që kemi bërë përpara arkivolit të vëllait të shkojë në vend. Familja Durdaj do kërkojë gjithmonë drejtësi për Gërdecin”, tha vëllai i të ndjerit.

Më pas ka folur dhe avokati i familjes Durdaj, Dorian Metaliaj. Ai u pyet nga gazetarët nëse Fatmir Mediu duhet të lërë mandatin e deputetit për arsye morale, por avokati nuk pranoi të komentonte këtë çështje, duke thënë vetëm se ky është raport mes tij dhe zgjedhësve, pra nuk ka lidhje me çështjen e rihapjes së hetimeve.

“Sipas konventes Europiane. Afatet lidhen me veprat penale tëe caktuara.Është çështja e hetimeve për të parë nëse ka vepra penale. Kjo është çështje e gjatë. Prokuroria do komunikojë akuzën dhe do i shkojë GJKKO-së. Së pari e thashë dhe pak më parë, në dosjen në fjalë mund të mos ketë vetëm një vepër penale, por disa. Vepra penale duhet të kaloje 10 ditë derisa të merret i pandehur. Duhet parë çfarë vendimi ka dhënë gjykata e Apelit. Është pak herët për të folur. Unë si avokat do ta quaja të padrejtë heqja e mandatit të deputetit. Janë dy çështje të ndryshme. Ajo ka të bëjë me zgjedhësit”, tha Metaliaj.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re