Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtajt, një prej viktimave të 21 janarit, ka folur sot pas rihapjes së hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Myrtaj tha se shpreson që çështjen ta marrë SPAK dhe se do i shkohet deri në fund.

“Për dy personat që është rihapur dosja e 21 janarit, në dijeninë time për Aleks Nikën nuk ka pasur një hetim të thelluar. Me aq sa di ky është një hetim që e ka kërkuar policia.
Shpresojmë që çështjen e Aleks Nikës dhe tre personave të tjerë ta marrë SPAK. Për sa i përket hetimeve për Faik Myrtaj është bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë, por s’kemi marrë një përgjigje.
Shpresojmë që çështjen ta marrë SPAK. Çështjes do t’i shkohet deri në fund. Është çështje kohe dhe duhet besim që kësaj çështjeje do t’i shkohet deri në fund”, deklaroi Myrtaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re