Ish-deputeti i PD-se, Tritan Shehu ka reaguar ashpër pas deklaratës së bërë sot nga Ministria e Shëndetësisë, për konfirmimin e të parit rast të riinfektimit me koronavirus, të një personeli shëndetësor të shëruar më herët.

Me tone ironike, Shehu, shkruan se “nje konfirmim i tillë është nje “gjetje” boterore, që godet teorite e imunizimit e përpjekjet për vaksinen, dhe si i tille duhet publikuar e mbrojtur ne mediat më të mëdha të shkencës”.

Reagimi i Tritan Shehut 

Me nje mendjelehtesi e siguri alla Zhvejk sot Komiteti komunikon identifikimin e nje rasti me infeksion te perseritur me Covid 19. Njoftojne se “nje punonjes shendetesie u infektua per here te dyte, mbas infektimit te mepareshem para tre muajsh”!!!

A e kuptojne keta se nje konfirmim i tille eshte nje “gjetje” boterore, qe godet teorite e imunizimit e perpjekjet per vaksinen, dhe si i tille duhet publikuar e mbrojtur ne mediat me te medha te shkences. Ndonje rast i dyshuar per ri infektim ne Japoni a ShBA mbas investikimeve te thella nuk u konfirmuan si te tilla, por si mbetje viirusale, duke hapur nje debat shkencor te gjere.

Ndersa ne Tirane behen deklarime te tilla “bombe”, duke qene i bindur edhe pa asnje studim imunologjik, qofte dhe i thjeshte ky. Me te tille pa pergjegjeshmeri e mungese thellesie kerkimi perpara deklarimeve kaq te rendesishme, ne fakt hidhen hije te forta dyshimi per cdo deklarim e konfirmim te deritanishem apo te ardheshem.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re