Rikard Ljarja, aktor regjisor shkrimtar. Pionieri i kinemase se re shqiptare. Per vite te tera ishte shnderruar si pjesetar i familjeve tona nga paraqitja ne TVSH gati cdo nate. Dritani, Skenderi, Deda e deri te shkrimtari Emir Gjika ne “Flete te bardha”personazh i shkruar guximshem thellesisht nga Natasha Lako.

Ky personazh shkrimtar sikur qe oguri i shkrimtarit tashme ne jete. Kam qene lexuesi i pare i prozes se Rikut, e mund te them se jo e admiroj, por nuk gjej tjeter aferi veprimi krijues te vendosur ne fushen e letrave krahasuar me cdo njerin nga komuniteti yne qe rreket te merret me shkrime.

Rikard Ljarja eshte nje prozator i letersise moderne shqipfolese nga me te vecantet. Aftesia e tij komunikuese eshte mbreselenese, jo vetem per mes ekranit, por tashme edhe me shkrimin. Dijet kultura dhe informacionin gjitheperfshires ne cdo fushe te jetes e bejne nje artist te shume anshem , perfshi muziken dhe pikturen.

Jane befasuese dhuntite e tij. Miqesia me kete mik nga me te miret ne me se 50 vjet vazhdon te jete ne vazhdimesi e ngrohte. Keto dite ngujimi komunikimi mbetet nje dritare ajri. Krenar per miqesine e paster dhe miresine e tij pa cak.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re