I njëjti ligjërim edhe për arrestimin e Leftës Allës, kryebashkiakut të Bulqizës. Partia Socialiste nuk mban asnjë përgjegjësi për të zgjedhurit e saj kur atyre u kërkohet të përballen me drejtësinë.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

 

E gjithë kjo histori ka të bëjë me një fakt të gjithëpranuar se reforma në drejtësi është një nga arritjet më të madhe. Kemi pranimin se para drejtësisë të gjithë janë të barabartë dhe faktin se reforma në drejtësi ka ngritur institucione që tashmë po bëjnë punën e tyre. Të gjithë ju jeni dëshmitarë të të gjitha përpjekjeve të kundërshtarëve tanë për të penguar reformën në drejtësi. Opozita ka bërë të gjitha përpjekjet për të penguar procesin e vettingut. Ne nuk mbrojmë askënd, përgjegjësinë para ligjit e ka secili prej tyre. Kryetari i Bashkisë Bulqizë dhe ai i Lushnjës janë arrestuar dhe në të dyja rastet PS ka mbajtur të njëjtin qëndrim. Nëse do hidhni një sy drejt vendit fqinj, Italisë, mund të shihni se çdo muaj ke një kryetar bashkie që ke raste të tilla. Qoftë ai i kryetari i bashkisë së Bulqizës tani dhe ai i 2 viteve më parë, janë arrestuar nga SPAK. Në SHBA FBI shkon në shtëpinë e presidentit Biden. Në politikë përgjegjësitë janë personale”.

 

 

Lefter Alla, është i dyti pas ish kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe që akuzohet nga SPAK për abuzim me tenderin për ndërtimin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, në Lagjen e Vjetër të qytetit të Bulqizës dhe shpërdorim detyre.

Lefter Alla nuk është i vetmi nga kryebashkiakët socialistë që ka kapërcyer derën e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të Organizuar.

Pasi Qerim Ismailaj, kryebashkiakun e Mallkastrës, Gjykata e Posaçme e gjeti fajtor për akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit dhe e dënoi me 40 orë punë në komunitet, Taulant Balla tha se kjo nuk përbën ndalesë për moskandidimin e tij.

 

Për Arben Ahmetaj, kryetari i grupit parlamentar të PS, mbylli gojën. Ai nuk qartësoi qëndrimin e PS-së ndaj ish ministrit dhe numrit dy të qeverisë, që së fundmi Byroja Kombëtare e Hetimit ushtroi kontroll në banesat e ish bashkëshortes dhe bashkëjetueses së Arben Ahmetaj.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

Unë i mbarova përgjigjet për sot, flasim javën tjetër”

 

 

Pesë ditë nga zyrtarzimi i kandidatëve për kryebashkiak për vendoret e 14 majit, si drejtues politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla konfirmoi Armando Subashin në krye të bashkisë Fier.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re