Qyteti i Beratit fillimisht është ngritur si kështjellë dhe pikërisht në qendër të saj ndodhet Pika Panoramike e Tabjes, ose e njohur ndryshe nga vendasit si “Çanaku”.

Kjo e fundit i është nënshtruar rikonstruksionit, në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe punimet kanë konsistuar në rikonceptimin total dhe rehabilitimin e një prej pikave vrojtuese, më të rralla në vend.

Prej aty mund të dallohen shumë qartë, lugina e Osumit si dhe lagjet muze “Mangalem” dhe Goricë”, duke vendosur gjithashtu dhe barrierat arkitektonike për sigurinë e vizitorëve.

Rruga e këmbësorëve “Mihal Komeno” që të ngjit për në kala, pjesë e të njëjtit projekt i dha një zgjidhje përfundimtare problemeve të hershme me kanalizimet nëntokësore, si dhe lidhjet me internetin dhe telefoninë.

Qyteti muze i Beratit në mbrojtje dhe nga UNESCO është një nga qytetet, ku historia ka lënë pas në shekuj dëshmi civilizimi dhe kulture.

Statistikisht në 2018 sheshin e Tabjes dhe Kalasë e kanë vizituar 74.000 turistë dhe deri në fund të vitit 2019 ky numër mendohet të shkojë deri në 140 mijë.

Me financim të Bankës Botërore dhe Qeverisë shqiptare, ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës pritëse turistike të kësaj zone.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re