Rikonstruktohen kishat në Korçë/ Margariti: Projekt edhe për varret ilire të Selcës

sht-667x350-1.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Nga Korça, ministrja e Kulturës  Elva Margariti dha lajmin për ndërtimin e çatisë së kishës së Shën Thanasit në Voskopojë, e shembur pak kohë më parë nga reshjet e shumta të shiut.

Pas kësaj faze sipas do të ndërhyhet edhe në afresket e kishes, ashtu siç do të ketë një projekt edhe për kishën e Shën Mëhillit në Vithkuq.

 

ELVA MARGARITI

MINISTRE E KULTURES

 

“Ne kishim një projekt në 2019, i cili u rishikua sipas gjendjes faktike nga instituti kombëtar i trashëgimisë së kulturës. Me miratimin ecëm përpara në gjetjen e fondeve, në bashkëpunim me donatorët, kemi një fond i cili do të mbulojë fazën e emergjencës që të vazhdojmë më pas vitin tjetër me gjithë restaurimin e afreskeve.”

 

Ministrja Margariti bëri me dije se për varret ilire të Selcës ka një projekt, i cili mendohet të jetë gjithëpërfshirës.

 

ELVA MARGARITI

MINISTRE E KULTURES

 

“Për momentin ku kemin një mbështetje ekonomike por jemi në mbledhjen e të gjitha studimeve edhe atë çfarë duam të ngremë është një kolegjium drejtues, i cili të na mirëadresojë ndërhyrjet emergjentë dhe vizionin fundor.”

 

Gjatë ndalesës në qytetin e Korçës, u dhurua edhe një sasi librash për bibliotekën e qytetit.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë