Nisin punimet për rikonstruksionin e plotë të gjimnazit Petro Nini Luarasi në qytetin e Ersekës.

 

Investimi prej 60 milionë lekësh kryhet me fonde të Ministrisë së Arsimit dhe synon që të krijojë kushte bashkëkohore për nxënësit.

 

Aktualisht është duke u punuar në pjesën e çatisë e në katin e tretë.

 

Nxënësit e gjimnazit Petro Nini Luarasi do të vazhdojnë procesin mësimor në katin e parë dhe të dytë të kësaj godine, ndërkohë që me përfundimin e katit të tretë ata do të zhvendosen me qëllim që të rikonstruktohen dy katet e para.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re