Ministri i Shèndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka propozuar në mbledhjen e sotme të qeverisë që nga të gjitha institucionet publike dhe private të vazhdojnë punën me staf të reduktuar dhe nga shtëpia.
Një propozim i tillë që pritet të futet në fuqi, vjen pas shtimit të rasteve me korònavirus në Kosovë, ndërsa ministri arsyeton se janë pikërisht këto institucione që ditët e fundit kanë shfaqur shtimin e rasteve të personave që janë infèktuar.
“Jo vetëm për shkak të urgjèncës, por për shkak që MSH-ja në vazhdimësi është duke mbikëqyrur situatën epidèmiologjike, duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi pasur një rritje në institucionet publike dhe private, me qëllim të parandalimit IKSHPK-ja na ka rekomanduar që të përkrahë vendimin që të gjitha institucionet publike dhe private obligohen që të organizojnë punën në distancë fizike apo nga shtëpitë e tyre që nënkupton reduktimin e stafit.
Të gjitha institucionet obligohen të shtojnë kontrollet në hyrje të çdo institucione. Të gjitha institucionet obligohen të organizojnë punën në përputhje me manualin. Obligohen institucionet që të ndërmarrin vendimet sipas manualit. Ky vendim kërkojë që të hyjë në fuqi në ditën e nënshkrimit”, ka thënë Zemaj sipas mediave vendase.
Nga ana tjetër kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se ky vendim bëhet i obligueshëm, ndërsa për zbatimin e tij, ka kërkuar që të dalin në rrugë inspektorët.
Edhe në Shqipëri është shtuar ndjeshëm dhe nga dita në ditë numri i rasteve të reja, ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka dhënë tre paralajmërime të prera ditën e djeshme ndaj qytetarëve dhe bizneseve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
/faxweb
