Skip to content

Rikthehen maskat në Shqipëri, 3 persona të armatosur grabisin bankën në mes të ditës në Koplik, gjendet një makinë e djegur në dalje të qytetit (Detaje)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës në Koplik.

Nga raportimet e para bëhet me dije se 3 persona të armatosur deri në “dhëmbë” dhe të maskuar kanë grabitur një bankë të nivelit të dytë. Hajdutët nën kërcënimin e armëve pasi morën paratë janë larguar në dalje të qytetit me një makinë tip “Golf” i zi. Policia bën me dije se makinës i është vendosur flaka në dalje të qytetit.

Menjëherë pas largimit të grabitësve, punonjësit e bankës kanë njoftuar sigurinë si edhe policinë, të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes duke bërë këqyrjet e nevojshme me qëllim gjetjen e provave të mundshme të lëna nga grabitësit.

Ende nuk dihet shuma që kanë marrë grabitësit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb