Skip to content

Rikthehen ne pune 27 mijë punonjës. Kjo eshte lista e dytë e bizneseve që do të hapen më date 27 prill!

 

Kreu i qeverise, Edi Rama njoftoi diten e sotme se në portalin qeveritar e-albania eshte publikuar blloku i dytë i llojit te aktiviteteve që do të rihapen më date 27 prill, keshtu mund të kenë mundësi të përgatiten dhe te jene gati për rregulloren dhe protokollin e paracaktuar nga qeveria.

“Lista me bllokun e dytë të bizneseve që rinisin punën do të publikohet sot në “e-Albania. Me këtë listë rikthehen në punë mbi 27 mijë punonjës,” është shprehur Rama.

Lista e dyte e aktiviteteve qe do te hapen me 27 prill:

Shitje të tjera me pakicë në dyqane jo të specializuaraTregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuaraShitje me pakicë të mallrave të tjera të reja në dyqane të specializuaraAktiviteti i taksive (1 pasagjer vetëm)Tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuaraTregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të specializuaraAktivitete te tjera p.k.tTregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë në dyqane të specializuara p.k.tTregtia me pakicë e luleve, bimëve, farave, plehëruesve, kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit tëtyre në dyqane të specializuaraTregtia me pakicë e orëve dhe bizhuterive në dyqane të specializuaraTregtia me pakicë e pajisjeve audio dhe video në dyqane të specializuarRegjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikësTregtia me pakicë e qilimave, sixhadeve, veshjeve të mureve dhe dyshemeve në dyqane tëspecializuaraTregtia me pakicë e lojërave dhe lodrave në dyqane të specializuaraTregtia me pakicë e regjistruesve muzikorë dhe video në dyqane të specializuaraTregtia me pakicë e pajisjeve sportive në dyqane të specializuaraShitje me pakicë e sistemeve të sigurisë/ pajisjet e telekomunikacionit në dyqane të specializuara