Ditët e para të janarit duket se do të sjellin një mot të keq dhe të ftohtë.

 

Drejtoria e Përgjithshme Detare bën me dije se nga kjo e mërkurë e në vazhdim deti Adriatik dhe Jon do të përfshihen nga temperatura nën zero.

 

Gjithashtu DPD paralajmëron subjektet që ushtrojnë veprimtari lundrimore që të kenë kujdes dhe të marrin të gjitha masat e duhura për të parandaluar incidentet e mundshme.

 

“Ju njoftojme se duke filluar nga dita e merkure 2 Janar 2019, deti Adriatik dhe Jon do te perfshihen nga Ere e forte dhe temperatura nen zero, kjo situate do te vazhdoj per disa dite!Ju lutemi gjithe subjekteve qe ushtrojne veprimtari lundrimore te kene kujdes dhe te marrin gjithe masat e duhura per te parandaluar incidente te mundshme qe mund te vijne si pasoje e motit te keq!”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re