Janë rikthyer reshjet e borës këtë të enjte në Bulqizë. Ulja e ndjeshme e temperaturave ka rikthyer borën, ndonëse jo me intensitet të lartë.

Më të theksuara reshjet kanë qenë në lartësinë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, duke përfshirë gjithë bashkinë e Bulqizës.

Për shkak të temperaturave të ulta ka nisur të shfaqen probleme me qarkullimim e automjeteve, kryesisht në zonat e thella malore.

Për momentin rrugët nacionale kalohen paprobleme si ajo Bulqizë – Burrel dhe Bulqizë – Klos – Tiranë nëpërmjet rrugës së Arbrit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko